Aplikacion
Trofeu iu dorëzua në Paris nga legjenda Xhorxh Ueah në një ceremoni madhështore e cila u bojkotua nga Reald Madrid me pretendimin se fituesi ishte paracaktuar.
“Natë e pabesueshme. Më duhet të falënderoj shumë njerëz: France Football, UEFA, të gjithë ata që më votuan. Një ditë e veçantë jo vetëm për mua, por edhe për familjen time dhe vendin tim. Një falënderim i veçantë për gruan time, Laura, nuk do të kishte qenë njësoj pa të, nuk i harroj shokët e mi dhe trajnerin, pa ta nuk do të isha këtu.”- tha Rodri i cili u ngjit në skenë me paterica.
Rodri la pas Vinicius Zhunior dhe Xhud Bellingham për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti. Një çmim ky i mbushur me polemika, me rrjetin që ka “shpërthyer” në protesta, pasi si fitues deri disa orë më parë shihej braziliani i Realit, Vinicius.