zoom

Lajme

Shkundet Greqia, tërmeti i fortë frikëson banorët

Greqia fqinje u trondit nga një tërmet i fortë pasditen e kësaj të shtune.

Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter dhe “shkundën” qytetin e Patrës.

Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 10 km, ndërsa epiqendra ishte 38 kilometra në veriperëndim të Patrës.

Dridhjet e tokës janë ndjerë të forta te banorët e zonës, të cilët për disa minuta lanë shtëpitë dhe dolën në rrugë, nga frika dhe paniku.

Sipas mediave vendase, nga lëkundjet nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti i fortë është shoqëruar edhe me disa paslëkundje të vogla.

Postime të lidhura