zoom

Aktualitet

Shkrumbohet rreth mesnatës makina e parkuar në Shkodër, mister shkaqet

Një automjet është djegur rreth mesnatës së djeshme në qytetin e Shkodrës, në rrethana dhe shkaqe të paqarta.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Ahmet Haxhia”. Mjeti që i përket shtetasit me inicialet E.K., i cili ishte parkuar afër banesës. vetë pronari i makinës tha se nuk ka konflikte.

Pista e parë sipas zjarrfikësve dhe policisë është shkëndija elektrike në motor apo bateri, kurse pista e dytë një akt i qëllimshëm. Po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë dhe pritet ekspertiza piroteknike e rastit.

“Në orët e vona të natës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur, një automjet i parkuar në lagjen “Ahmet Haxhia”, në pronësi të shtetasit E. K., 38 vjeç. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale”, tha policia vendore.

Grupi hetimor vijon punën për kryerjen e veprimeve proceduriale. /ZOOM.AL/