zoom

Aktualitet

Aksident në Shkodër, mjeti shpërthen në flakë. Digjet pasagjerja

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”.

Policia njoftoi se një automjet me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, mjeti që drejtohej nga 49-vjeçari shpërtheu në flakë, duke lënë të plagosur pasagjeren që udhëtonte me të, një 43-vjeçare.

Ajo është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.