zoom

Lajme

SHKRESA/ Thellohet përçarja në PD, Bardhi kërkon zëvëndësimin e Bashës dhe anëtarëve në Komisione!

Grupi Parlamentar i PD-së duket se ka bërë ‘spastrime’ në Komisionet Parlamentare, duke hequr deputetët e grupit të Lulzim Bashës dhe vetë këtë të fundit si anëtarë.

Në kërkesën e depozituar në Kuvend dhe të firmosur nga Gazment Bardhi si kreu i grupit parlamentar të PD, zbulohet se nga Këshilli i Legjislacionit është hequr emri i Enkelejd Alibeajt dhe është vendosur anëtare Dhurata Çupi, e cila ishte anëtare zëvendësuese dhe në vend të saj është emëruar Lindita Metaliaj.

Ndërkohë, Lulzim Basha është hequr nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore, ndërsa në vend të tij është emëruar Oerd Bylykbashi. Nuk dihet se si do të pritet ky zhvillim nga Basha dhe të tijët, të cilët kanë edhe vulën zyrtare të partisë dhe ligjërisht njihen ata në Parlament.

Po ashtu mësohet se nënkryetarë të grupit të PD-së, do të jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, ndërsa zëdhënësja deputetja Ina Zhupa. Kurse anëtare e Komitetit për Stabilizim Asociimin është Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Zhani Gjergji, Saimir Korreshi dhe Sorina Koti. /ZOOM.AL/