zoom

Aktualitet

Shkoi i plagosur në spital në Korçë, dëshmia: S’e njoh autorin. Policia: U ngatërrua shënjestra

Zbardhet dëshmia e 53-vjeçarit të plagosur dje në Korçë. Ngjarja ndodhi dje në lagjen nr.16 te “Xhamia e Re”.

Sipas të dhënave në polici nga dëshmia e të plagosurit, ky i fundit pohoi se nuk e njihte autorin. Policia ka verifikuar se Berberi nuk ka qenë shenjestra dhe plumbi e ka kapur gabimisht.

Sipas policisë Berberi nuk është person me probleme dhe as me precedentë të mëparshëm penalë.

Policia e Korçës po punon për identifikimin e autorit që për më tepër se 10 orë ndodhet në arrati, gjithashtu dhe për identitetin e objektivit të synuar nga ana e tij.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.09.2022, rreth orës 20:20, në Spitalin e Korçës është paraqitur i dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi R. B., rreth 53 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në lagjen nr. 16, Korçë.