E premte, 27 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home Lifestyle

Shkëlqimi dhe rënia e dinastisë Mediçi

03/01/2021
in Lifestyle
0
Shkëlqimi dhe rënia e dinastisë Mediçi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo ishte një nga familjet më të pasura dhe më të fuqishme në Evropë. Prej saj dolën 2 mbretëresha, 3 mbretër dhe 4 papë. Si sundimtarët de fakto të Firences për gati 300 vjet, Mediçit krijuan bazën e Rilindjes Italiane.

Por para se t`a ngrinin perandorinë e tyre, Mediçi e nisën si fermerë të varfër nga Kafaxhiolo në veri të Toskanës. Nga fundi i shekullit XIII-të, Xhovani di Biçi de Mediçi e ndryshoi origjinën e përulur të klanit të tij me themelimin e një banke të suksesshme.

Për të plotësuar statusin e ri, familja trilloi një prejardhje po aq mbresëlënëse. Sipas legjendës së përhapur prej tyre një i afërm i largët me emrin Averardo luftoi si një kalorës kundër Karlit të Madh të Frankëve. Në vitin 1537, Perandori i Shenjtë Romak Karli V i dha zyrtarisht familjes fisnikërinë që ata dëshironin duke themeluar Dukatin e Madh të Toskanës.

Perandoria bankare e familjes Mediçi do të zgjerohej me shpejtësi, për t’u bërë institucioni më i madh financiar në Evropë, me degë në Napoli, Gjenevë dhe Londër. Lista e gjatë e klientëve të pasur përfshinte edhe Vatikanin, duke krijuar një aleancë të fortë që u solli shumë fitime.

Nën drejtimin e Kozimo de Mediçit (djali i Xhovnait), Firence u bë qendra kryesore bankare. Fuqia e tyre ishte e tillë, sa që patën madje edhe “qasje”të drejtpërdrejtë tek Zoti. Në vitet 1500, 4 të afërm të tyre u zgjodhën si Papë, duke filluar me Papën Leonin X në 1513 vitin.

Por drejtimi i Vatikanit prej tij u shoqërua nga skandale dhe një shthurje e paparë. Ishin teprimet  tij, ato që çuan drejtpërdrejt tek Reforma Protestante. Ata mbanin lidhje me figurat më të mëdha të shkencës. Kështu Galileo Galilei ishte i punësuar si mësues kujdestar i fëmijëve të kësaj familje

Si stërmbesa e Lorencos së Madhërishëm, dhe mbesa e Papa Klementit VII, Katerina e de Mediçi (Katerine e Madhe)ishte një nga gratë më të fuqishme të epokës së saj. Bukuria dhe zgjuarsia e saj, e lejuan të kishte de fakto pushtetin mbi Francën si një bashkëshorte e mbretit, regjente dhe më pas si nënë e 3 mbretërve.

Në moshën 14 vjeçare, Katerina u fejua me Henrin, djalin e mbretit francez Fransua I, duke çimentuar një aleancë strategjike dhe siguruar linjat e ardhshme mbretërore të gjakut. Ajo lindi 10 fëmijë, përfshirë monarkët Fransua II, Sharli IX dhe Henri III.

Gjithashtu, 2 nga vajzat e saj u bënë mbretëresha, përkatësisht në Spanjë dhe Francë. Ndikimi i Katerinës në shekullin XVI-të – veçanërisht gjatë Luftërave Fetare – e bëri atë një figurë sa të dashur nga disa aq edhe të urryer nga disa të tjerë.

Pavarësisht sa e meriton apo jo, Kaeterina u fajësua për masakrën e Ditës së Shën Bartolomeut, ku u vranë mijëra Hygenotë. Interesimi i përjetshëm i saj për okulten dhe marrëdhënia e ngushtë me fallxhorin legjendar Nostradamus, vetëm sa ia shtoi reputacionin e saj prej fajtoreje.

Kësaj familje i njihet edhe merita e shpikjes së akullores që njohim sot. Edhe pse shpikja e akullores daton që në Kinën e lashtë, varieteti i butë italian u krijua posaçërisht për familjen Mediçi. Në njërin nga variantet e historitë,një kasap i quajtur Ruxheri, fitoi një konkurs prestigjioz për krijimin e “pjatës më të pazakontë”.

Katerina u magjeps aq shumë nga ëmbëlsira e pazakontë sa që e mori me vete Ruxherin në oborrin mbretëror francez në Paris, për të gatuar për dasmën e saj në vitin 1533. Historia tjetër alternative, thotë se akullorja u krijua nga arkitekti i njohur italian Bernardo në vitin 1565.

Mbështetja e madhe e familjes Mediçi për shkencat humane, luajti një rol të madh në shkuarjen në Firence të artistëve më të mirë të Evropës. Mes talenteve ishte edhe një adoleshent premtues nga fshati i vogël toskan Kaprese, të cilin bota e njohu si Mikelanxhelo.

Në vitin 1490, 15-vjeçari pranoi ftesën për t’u zhvendosur me banim në Palazzo Medici.

Atje, ai u bë pjesë e familjes së famshme,ndërsa rafinonte aftësitë e tij të pazakonte artistike.

Mikelanxhelo do të merrte 3 porosi nga tre Papë të familjes Mediçi (Leoni X, Klementi VII dhe Piu IV).

Gjatë asaj periudhe, ai prodhoi disa nga veprat e tij më të mira, si skulptura e Moisiut dhe afresku i tij “Gjykimit të Fundit”, që mbulon murin e altarit të Kapelës Sistine. Gjatë mbretërimit të tyre të gjatë, Mediçit ishin vazhdimisht vigjilentë, pasi kishin bërë shumë armiq.

Në vitin 1478, familja Paci ndërmori një grusht shteti për të vrarë princat e familjes Mediçi, Lorenco dhe Xhulianon. Edhe pse vëllai i vogël vdiq nga plagët e marra, Lorenco mbijetoi dhe arriti të vrasë apo dëbojë nga qyteti rivalët e tij.

Një sulm tjetër, këtë herë nga një predikues radikal i quajtur Xhirolamo Savonarola, do të ishte më i suksesshëm. Frati puritan domenikan arriti të merrte kontrollin e Firences në vitin 1497, duke i inkurajuar mbështetësit e tij fanatikë të digjnin librat, veprat e artit dhe sende të tjera që konsideroheshin si “kotësi” të liga.

Por një vit më vonë, Savonarola u shkishërua dhe më vonë u ekzekutua me varje. Nëse historia na mëson ndonjë gjë, ajo është se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, përfshirë dinastitë. Në vitin 1737, Xhan Gastone de Mediçi vdiq pa lënë asnjë trashëgimtar mashkull, duke i dhënë fund Dukatit të Madh të Toskanës. Megjithatë, motra e tij do të shpëtonte trashëgiminë e familjes.

Ana Maria de Mediçi, pasardhësja e fundit e drejtpërdrejtë e familjes, firmosi një pakt ligjërisht të detyrueshëm, për ruajtjen e veprave të artit në qytetin e Firences. Si rezultat,katedralet dhe muzetë e shumta, si Kapela Mediçi dhe Galeria Ufici, janë edhe sot të mbushura me thesare të paçmuara. / TopTenz – Bota.al


Të lidhura

ShareTweetSend

Të lidhura

‘Është e rëndësishme të jeni të fokusuar…’ horoskopi për ditën e sotme
Lifestyle

‘Është e rëndësishme të jeni të fokusuar…’ horoskopi për ditën e sotme

27/05/2022
“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”
Lifestyle

“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”

26/05/2022
Pendimi dhe keqardhja shpesh e mundojnë shpirtin, merrni masa para se të jetë vonë
Lifestyle

Pendimi dhe keqardhja shpesh e mundojnë shpirtin, merrni masa para se të jetë vonë

26/05/2022
Mbroni veten, para se dielli t’ju djegë !
Lifestyle

Mbroni veten, para se dielli t’ju djegë !

26/05/2022
Mos kini kaq frikë nga gjykimi i të tjerëve… horoskopi për sot
Lifestyle

Mos kini kaq frikë nga gjykimi i të tjerëve… horoskopi për sot

26/05/2022
Kërpudhat e lëkurës/ Shkaku dhe si trajtohet ky problem?
Lifestyle

Kërpudhat e lëkurës/ Shkaku dhe si trajtohet ky problem?

25/05/2022
Lajm i rradhës
Dëborë në zonat malore, temperaturat do të ulën deri sërish

Dëborë në zonat malore, temperaturat do të ulën deri sërish














Të fundit

Lifestyle

‘Është e rëndësishme të jeni të fokusuar…’ horoskopi për ditën e sotme

27/05/2022
Aktualitet

VIDEO/Aksident te Pazari i Ri në Tiranë, makina kthehet përmbys

27/05/2022
Lifestyle

“Takimet tërhiq, por mos e këput janë një tërheqje e luftës ndaj emocioneve”

26/05/2022
Aktualitet

Emri, ja kush është personi që mbeti i plagosur nga zjarri që ra në një banesë në Tiranë

26/05/2022
Showbizz

Mori tre puthje nga holandezët gjatë raportimit, Gazetarja: Nuk dija çfarë të thoja

26/05/2022
Bota

Pas ftesës së Vuçiç, Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Ballkanit të Hapur

26/05/2022
Aktualitet

Një i plagosur nga zjarri në banesë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

26/05/2022
Aktualitet

VIDEO/Një shtëpi përfshihet nga flakët në Tiranë, rrezikohet i gjithë pallati

26/05/2022
Bota

“Më detyruan të ulesha në gjunjë dhe të thoja lutjen”, dëshmia e ukrainasit që i shpëtoi rusëve

26/05/2022
Aktualitet

Vrasja para shkollës së djalit, dalin pamjet kur 28-vjeçari ther me thikë shqiptaren

26/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In