Aplikacion
Njoftimi shënon fundin e karrierës në Kongres të përfaqësuesit të Kalifornisë, dikur pronar ushqimoreje në Bakersfield i cili ngjiti shkallët e politikës shtetërore dhe kombëtare duke u bërë ndër figurat më të rëndësishme në Uashington përpara se një grup konservatorësh të vijës së ashpër ta shkarkonin atë në muajin tetor.
58-vjeçari McCarthy është i vetmi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në histori që është shkarkuar.
“Pa marrë parasysh shanset apo kostot personale, ne bëmë gjënë e duhur”, shkroi zoti McCarthy në gazetën “The Wall Street Journal”, duke njoftuar vendimin për largimin nga Kongresi.
Largimi i tij ngushton edhe më tej shumicën tashmë të vogël të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Javën e kaluar Kongresi votoi për ta përjashtuar ligjvënësin republikan nga Nju Jorku, George Santos, ndaj të cilit rëndojnë akuza për korrupsion.
Zoti McCarthy u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në janar të vitit 2007 pasi shërbeu në Asamblenë e Kalifornisë, ku shërbeu si udhëheqës i pakicës. /ZOOM.AL/