zoom

Aktualitet

Shkaktoi aksidentin me vdekje në Librazhd, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar u arrestua nga policia, pasi akuzohet se shkaktoi aksidentin me një viktimë në aksin Librazhd-Prrenjas.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin Librazhd-Prrenjas, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 21 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për këtë shkak automjeti ka dalë nga rruga”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për pasojë humbi jetën njëri nga pasagjerët e këtij automjeti, shtetasi D. B., si dhe kanë mbetur të dëmtuar 2 pasagjerët e tjerë dhe drejtuesi i automjetit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /ZOOM.AL/