Aplikacion
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet i kanë gjetur këtij shtetasi një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis, e ndarë në doza dhe gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Velipojës, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Laç. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/