Aplikacion
Gjyqtari i gatshëm, pavarësisht kërkesave të avokatëve, ka lënë në masën e arrestit me burg 20 të ndaluarit në kuadër të operacionit policor “Tempulli 3”, si dhe për 5 të tjerë konfirmoi masat e mëparshme të burgut, pjesë e dosjes.
Gjyqtari Dritan Hallunaj ka miratuar kërkesën e prokurorit Albert Demirneli, ndërsa raportohet se grupi sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë së Tiranës shpërndarne lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Nga hetimet rezulton se me anë të agjentëve të infiltruar janë blerë doza dhe sasi të ndryshme kokaine, duke sjellë këto arrestime. Sakaq, në kërkim janë shpallur edhe 10 persona të tjerë.
Në total u sekuestruan 3,5 kg kokainë, hashash dhe heroinë, si dhe sende të tjera materiale dhe valutë nga procesi i paligjshëm i shit-blerjes. Grupi dyshohet se i përket të plagosurit të arrestuar në operacion javë më parë në kryeqytet, Enea Sulejmani, kreu i Transportit Ndërqytetas. /ZOOM.AL/