zoom

Aktualitet

Shifra tronditëse/ Vitin e kaluar u përgjuan 3335 persona, gati gjysma e tyre për korrupsion!

Gjatë vitit të kaluar janë përgjuar 3335 persona, nga të cil1ët 1899 janë përgjuar për hetime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa 1436 persona për korrupsion.

Rezultatet jepen nga analiza vjetore që kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dha para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Drejtuesi i SPAK, gjatë analizës vjetore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, tha edhe se vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara të mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara.

Sipas tij, gjatë vitit të shkuar, janë regjistruar 221 procedime penale për korrupsion, teksa 67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës. /ZOOM.AL/