Aplikacion
Replika dhe akuza të shumta ka pasur në lidhje me firmosjen nga anëtarët e komisionit, të deklaratës për konfliktin e interesit, pas akuzave nga opozita, sidomos këmbëngulja e deputetes demokrate Ina Zhupa, se Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca janë në këto kushte, pra në konflikt.
Ndërkohë pas hedhjes në votim, mazhoranca refuzoi futjen në rend dite të deklarimit të për konfliktin e interesit. Anëtarët e grupit parlamentar të PD dhe opozitës pra PL kanë firmosur deklaratën për konfliktin e interesit.
DEBATET:
Bilali: Jam doktoreshë shkencash, Kam ardhur në këtë komision për të përfaqësuar PS-në.
Vokshi: Po bëni show.
Bilali: Ju e drejtoni këtë komision. Unë e kërkoj nga ju, nuk po sugjeroj, që si drejtuese e Komisionit të vendosni një standard për të gjithë ne. Në vijim e tutje këto epitete, krahasime, mos të ishin për asnjë nga palët.
Zhupa: Siç je ti doktoreshë shkencash, jam edhe ju, por jiu po silleni si grup i strukturuar kriminal. Po mbroni njërit-tjetrin për të mos zbatuar ligjin. Këtë krahësim do ta keni gjithmonë për aq kohë sa do të shkelni ligjin dhe do të mundoheni që të mbroni njëri-tjetrin.
Vokshi: Këto do të jetojnë të gjithë dhe ata që kanë ngrënë kumbulla, apo mandarina. Ato kanë vepruar si grup kriminal, ndaj mos u bëni mburojë e këtij abuzimi. Nëse dilni mburojë e këtij grupi të strukturuar kriminal, ndaj ju bëheni palë. Mos e mbroni korrupsionin. Edi Rama do thirret dëshmitar sepse është pas koncesioneve, është koka e grupit të strukturuar kriminal. Do ta dëshmojmë në këtë komision. /ZOOM.AL/