zoom

Aktualitet

Sherri mes kushërinjve në Kamëz nisi për 500 euro borxh, zbardhen detajet

Zbardhen dëshmitë e kushërinjve të përfshirë në konfliktin me të plagosur të dielën në Kamëz.

Gjithçka mësohet se ka nisur për një borxh që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca.

Ky i fundit i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë pas.

Sipas tij, ia kishte kërkuar disa herë, por i plagosuri nuk ia ka dhënë paratë. Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasmë.

Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin. Pas incidentit, janë përfshirë edhe persona të tjerë familjarë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte, çfarë ka sjellë dëmtimin e tyre.

Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë të gjithë personat e tjerë të përfshirë.