zoom

Aktualitet

Sherri mes kreut të PD në Manëz dhe simpatizantëve të PS, policia: 7 të shoqëruar

Policia e Manzës reagon pas konfliktit mes kreut të PD në këtë zonë, Gazment Luku, dhe dy djemve të tij, me një grup simpatizantësh të PS.

Policia thekson se ka pasur konfrontim verbal mes demokratëve dhe simpatizantëve të PS, të cilët kanë shkuar para zyrave elektorale të PD, duke brohoritur e plasur fishekzjarrë.

Manëz/Informacion paraprak
Më datë 27.04.2021, në orën 20:30, në Manëz, në rrugë, janë konfliktuar verbalisht shtetasit G. L., M. L., D. L., M. S., Sh. L., M. H., dhe M. H., të cilët janë shoqëruar në ambientet e Policisë për tu pyetur mbi rrethanat e konfliktit dhe për tu trajtuar në zbatim të procedurave ligjore.