zoom

Aktualitet

Sherri mes 2 zyshave në kryeqytet, jep dorëheqjen drejtoresha e Çajupit (EMRI)

Drejtoresha e shkollës “Çajupi” në Tiranë, Vojsava Kumbulla, ka dhënë dorëheqjen.

Ky vendim erdhi pas ngjarjes së shëmtuar të ndodhur gati 1 javë më parë mes dy mësueseve të kësaj shkolle.

Sherri mes mësueses së letërsisë dhe asaj të historisë degradoi deri në thirrjen e familjarëve.

Ata u përplasën fizikisht deri në përdorimin e armëve.

Dy mësueset e shkollës “Çajupi” u pezulluan menjëherë pas ngjarjes së shëmtuar. Elida Qenami, mësuese letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie. Vendimi u mor nga Zyra Vendimore e Arsimit në Tiranë.

Sipas policisë sherri nisi në një lokal në afërsi të shkollës në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, e më pas kanë përfshirë edhe familjarët e tyre.