Aplikacion
Gjithçka nisi kur motra e futbollistit të Laçit, Mario Bajramaj, u përfshi në një aksident në rrethrrotullimin e TEG-ut në Tiranë.
Ajo përplasi dy mjete të tjera, njëri që drejtohej nga një vajzë dhe një “Audi A8”, me targa angleze, në pronësi të Fatjon Dauti.
Ky i fundit pas aksidentit ka debatuar me vajzën. Për shkak të debateve, vajza ka telefonuar vëllanë e saj futbollist, Mario Bajramaj, dhe
bashkëshortin e saj Isuf Lika.
Nga ana tjetër, Fatjon Dauti ishte i shoqëruar nga një mik i tij, 29-vjeçari Adem Norec. Ata janë përplasur dhunshëm me futbollistin dhe kunatin e tij.
Konflikti mes tyre degradoi në përdorimin e shkopave të bejsbollit që kishin në makinë.
Nga sherri, mbeti i plagosur Fatjon Dauti, i cili u arrestua në spital mbrëmjen e djeshme.
Ndërsa futbollisti i Laçit, kunati i tij dhe miku i Dautit janë në kërkim nga policia.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë