zoom

Politikë

Sherr në PD-në e Korçës, kryetari goditet me shishe në kokë nga sekretari, mbetet i plagosur

Kryetari i PD në Korçë është dhunuar nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie.

Kryetari Devis Osmani është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.

Ndërkohë që edhe policia pritet të kryejë veprimet për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave.