zoom

Aktualitet

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë një prej tyre

Dy ngjarje janë shënuar në kryeqytet brenda një harku kohor të shkurtër.

Një person ësht qëlluar me thikë dhe për pasojë është dërguar në spital, ndërkohë një tjetër është qëlluar me grushte.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjeve.

Deklarata

Rreth orës 18:50, tek Ish Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushta shtetasin B. K., dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.