zoom

Lajme

VIDEO/ Sherr mes Rozës e Eglës: Kështu do e arrish finalen, duke u ngjitur si kërmidh e shushunjë?

Roza Lati ka debatuar ashpër me Egla Cenon në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ku sipas banores aktorja iu ngjitet pas Romeo Veshajt dhe Julian Dedës vetëm që të arrijë finale.

“O zemra ime, ti mund të shfryhesh sa të duash”, iu kthye Egla duke e injoruar.

“Ti je kërmilli zemra, lëpiju këtij dhe atij që të shkosh në finale. Pika që s’të bie, janë të gjithë këta këtu që të kanë dhënë këtë vëmendje”, i tha Roza aktores, duke treguar se banorja po luan padrejtësisht sepse po injoron konkurrentët e tjerë.

Debati:

Roza: Duhet ti përballosh pasojat e tua. Egla shko e foli Julit e foli Romeos së dëshpëruar. Po pse moj kështu do e kapësh finalen ti, duke iu ngjitur si shushunjë Romeos dhe Julit?!

Egla: Zemra ime, o zemra ime ti mund të shfryhesh sa të duash.

Roza: Duke injoruar banorët e tjerë dhe mendon se do të kapësh finalen.

Egla: Unë! Po pse kush jam unë që ti injoroj o zemra.

Roza: Ti je kërmilli zemra, lëpiju këtij dhe atij që të shkosh në finale. Pika që s’të bie, janë të gjithë këta këtu që të kanë dhënë këtë vëmendje.

Egla: U më fal zemra se ke një energji pantere.

Roza: Jo zemër, unë kam një kalë të madh në trupin tim.

Egla: E ke kalin?

Roza: Panterën ta marrësh vetë dhe ta gëlltisësh. /ZOOM.AL/