Aplikacion
Dy persona, të afërm me njëri-tjetrin kanë mbetur të plagosur pas një sherri banal me sëpata në Belsh. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:35, në fshatin Dushk, Belsh.
Shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sëpatë dhe për pasojë të dy shtetasin janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.