Aplikacion
17-vjeçari me iniciale B. D., ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij me iniciale Y. Xh dhe ky i fundit u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme adoleshentin, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së
mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).
Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.