zoom

Aktualitet

Shembja së Maternitetit, PD: E paligjshme, po hidhen 7 mln euro beton

Partia Demokratike reagoi ndaj shembjes së ndërtesës së Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, duke thënë se qeveria ka prishur  një monument kulture të kategorisë së dytë, duke kryer kështu një akt të paligjshëm. “Shembja makabre e maternitetit Mbretëresha Geraldinë është gjithashtu një akt antiligjor. Kjo godinë është një vepër e trashëgimisë kulturore, por, njësoj si Teatri Kombëtar. Për këto akte kriminale, Edi Rama, ministrja e tij e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kushdo tjetër i përfshirë, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale”, deklaroi PD në një reagim zyrtar.

Shembja e ndërtesës, me qëllimin për t’u rikonstruktuar, ka ngjallur reagime në internet. Figura publike e qytetarë thonë se qeveria po i zhduk identitetin dhe historinë Tiranës dhe po e bën atë një qytet gati të panjohur për banorët e saj.

Materniteti u listua si monument kulture që në 2004 dhe u shpall monument kulture i kategorisë së dytë, në vitin 2007 me firmën e ministrit të Kulturës së asaj kohe,  Bujar Leskaj.

Ajo është pjesë e qendrës historike të Tiranës, me mbrojtje të posaçme.

Në listën e publikuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, i krijuar në 2018-ën, materniteti mban numrin 214.

Sipas Partisë Demokratike, Edi Rama dhe Erion Veliaj, në panikun e humbjes, po shkatërrojnë  identitetin e Tiranës, sepse betoni i mbush xhepat më shumë me para.

PD thotë se bëhet fjalë për një aferë prej 7 milionë eurosh, pasi në të janë të përfshirë klientë të Ramës e Veliajt.

“Shikoni tableën kush është projketues. Është firma që bën çdo projket të Edi Ramës. Shikoni ndërtuesin. Është i njëjti që ka ndërtuar shtëpinë luksoze të Erion Veliajt dhe për të cilën nuk ka dhënë kurrë llogari ku i ka gjetur paratë. Janë të njëjtët që projektijnë dhe ndërtojnë në Tiranë veprat e korrupsionit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Janë gati 7 milionë euro beton që janë parashikuar të hidhen në këtë godinë, pa ruajtur identitetin e saj historik”, deklaroi PD. ©Zoom.al

May be an image of sky and tree

May be an image of outdoors and text that says 'DIR OCIALE MINISTRIA ESHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE EMERTIMI OBJEKTIT: "RIKONSTRUKSIONI! GODINAVE TE MATERNITET "MBRETERESHA GERALDINE" DHE NDERTY RI3 KAT AUTORITETI KONTRAKTUES: PROJEKTUESI MINISTRIA E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE SIPERMARRESI PUNIMEVE: INSTITUTI NDERTIMIT BOE: Agikons BE-IS DREJTUESI TEKNIK SIPERMARRESIT: shpk shpk Armanda Rama Martjan Dedi MBIKQYRESI PUNIMEVE: BOE: Atelier shpk ArchiMED.S S shpk'

May be an image of street, sky and tree