zoom

Bota

Shembja e urës pasi u godit nga anija, trupat e dy viktimave gjenden brenda mjetit në ujë

Trupat e dy personave u gjetën brenda një kamionçine të kuqe që përfundoi në ujë pas shembjes së urës Francis Scott Key që u godit nga anija.

Zhytësit gjetën dy të rinj, të identifikuar si 35-vjeçari Alejandro Hernandez Fuentes dhe 26-vjeçari Dorlian Ronial Castillo Cabrera, rreth orës lokale 10:00 në rreth 25 metra brenda në ujë.

Misioni për gjetjen e viktimave të tjera vazhdon ndërsa zyrtarët besojnë se automjetet ndodhen në mbeturinat e urës dhe zhytësit s’do të janë më në gjendje të kërkojnë aty.

Ura  u shkatërrua  pasi një kolonë mbështetëse u godit nga një anije e madhe kontejnerësh që kishte humbur energjinë, duke bërë që njerëz dhe automjete të përfundonin në lumin Patapsco.