zoom

Aktualitet

Shefi i policisë së Divjakës ishte denoncuar më parë nga Berisha për ngacmime seksuale

Një histori e paralajmëruar ishte ajo e denoncuar ditën e sotme nga emisioni “Stop” për shefin e krimeve në policinë e Divjakës, Lorenc Braho. Kjo pasi ai nuk është hera e parë që denoncohet për abuzime me detyrën dhe ngacmim seksual.

Para dy vitesh ka qënë kryeministri Sali Berisha ai që ka denoncuar Brahon publikisht se kishte ngacmuar seksualisht femra në Berat, kur edhe kishte qenë drejtues policie.

Postimi i plotë I Berishës:

Lajme nga policia e gjenerates tjeter
Qytetari dixhital informon:E largojne nga Berati per ngacmime seksuale, e ngrene ne pergjegjesi shef komisariati ne Gramsh!  sb

“Zoteri, hidhi nje sy dosjes se Shefit te Komisariatit te Gramshit, Lorenc Brahos, lindur ne Skrapar… Para se te merrte kete detyre, ky djaloshi ishte i emeruar ne Berat, ku e denoncuan per ngacmin seksual… Kete “hamshor” te Fidel Yllit qe la nam ne Berat dhe Kucove, tani e kane cuar te ngacmoje grate dhe vajzat e Gramshit! Dmth, vertet degjenerohemi ne Berat, ama rilindim ne Gramsh!”.