Aplikacion
Detajet e marrëveshjes, të cilën Trump e ka kërkon prej javësh, nuk dihen ende. Disa media amerikane raportojnë se përveç shfrytëzimit të të ashtuquajturave metale të rralla, bëhet fjalë edhe për shfrytëzim të naftës dhe gazit. Fitimet me sa duket synohen të derdhen në një fond të menaxhuar bashkërisht nga Ukraina dhe SHBA.
Rikthim i ndihmave amerikane
Nga këndvështrimi i Trump, qindra miliarda dollarët që ai pret nga marrëveshja me Ukrainën janë një lloj rikthimi i ndihmës financiare dhënë Ukrainës nga administrata e mëparshme nën Joe Biden. “Biden hodhi paratë sikur të ishin karamele”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë. Taksapaguesi amerikan do t’i marrë paratë e veta – dhe “një plus” mbi të.
Nga qarqe të afërta me Trump, fakti që Zelenskyj e kishte refuzuar draftin fillestar të marrëveshjes me SHBA, e zemëroi Trumpin aq shumë sa ai e ofendoi presidentin ukrainas duke e quajtur një “diktator pa zgjedhje”.
“Unë mendoj se sapo të finalizohet kjo marrëveshje për mineralet, mosmarrëveshjet e forta do të jenë një gjë e së kaluarës,” tha Jack Keane, drejtor i Institutit për Studimet e Luftës, në Fox News. Sipas Keane, Trump “e kupton plotësisht se nuk mund ta bësh Ukrainën edhe më të cenueshme përmes një marrëveshjeje të njëanshme me Rusinë”.
Por senatori demokrat, Chris Murphy ka një mendim krejtësisht të ndryshëm. Senatori nga Konektikat beson se Trump nuk është tërhequr nga pozicioni i tij pro-rus. Marrëveshja me Ukrainën ishte gjithashtu vetëm për shkak të interesave të “bosëve të pasur të kompanive amerikane dhe oligarkëve të lëndëve të para”, u shpreh Murphy. “Për mua, ky është qëndrimi bazë i politikës sonë të jashtme sot: Çfarë i bën më të pasur Donald Trump dhe miqtë e tij miliarderë?” tha Murphy, një nga kritikët më të ashpër të Trump në CNN.
Garancitë e sigurisë me gjasë jo pjesë e marrëveshjes
Presidenti amerikan foli sërish në Shtëpinë e Bardhë mbi trupa paqeruajtëse evropiane për Ukrainën. Këtu do të bëhet diçka që është e pranueshme nga të gjitha palët , tha ai. “Ne kemi nevojë për ta ruajtur paqen”, tha Trump në Zyrën Ovale. Presidenti Zelenski fillimisht kishte bërë thirrje për garanci sigurie ushtarake nga SHBA-ja në këmbim të një marrëveshjeje për lëndët e para. Por sipas mediave amerikane, këto garanci nuk janë përfshirë në marrëveshjen që tashmë është gati për t’u nënshkruar. Me sa duket administrata Trump bën vetëm premtime për rindërtimin ekonomik të Ukrainës.
Deri më tani, Trump me sa duket përgjegjësinë për sigurinë e ardhshëm ushtarake të një marrëveshje të mundshme paqeje për Ukrainën e sheh vetëm tek evropianët./DW