zoom

Bota

SHBA: Oferta e Putin për bisedime nuk është reale, nuk bëhet diplomaci në “tytën” e armës

Departamenti amerikan i Shtetit tha se oferta e presidentit rus, Vladimir Putin, për bisedime në Ukrainë, nuk “është diplomaci e vërtetë”.

Duke folur me gazetarët në Uashington të premten zëdhënësi i DASH Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet në “tytën e armës”.

Që të zhvillohet diplomacia, sulmi ushtarak rus në Ukrainë duhet të ndalet dhe forcat ruse duhet të tërhiqen, tha ai.

Deri më tani, shtoi Price, SHBA-të nuk kanë parë asnjë tregues se Putini ishte i gatshëm të lejonte vazhdimin e diplomacisë.

Më herët të premten, Kremlini deklaroi se Putini ishte “gati” për bisedime të nivelit të lartë me një delegacion ukrainas në Bjellorusi