zoom

Politikë

SHBA e sanksionoi/ Kurti nuk tërhiqet: Ekstremistët kanë emra

Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan Kosovën duke e përjashtuar nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”, kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet nga retorika e tij sulmuese ndaj serbëve.

Në një videomesazh në “Facebook”, Kurti deklaroi se Kosova nuk do të ndalet derisa të vendoset demokracia në veri.

“Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, asesi kërcënim apo rrezikim. Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti.

Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme.

Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daciç”, tha Albin Kurti.