zoom

Lajme

SHBA: Duam opozitë të shëndetshme, por nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për korrupsion

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn njoftoi sot se kishte takuar përfaqësues të ndryshëm të opozitës. Ajo tha, në një deklaratë të shpërndarë nga ambasada në rrjetet sociale, se opozita duhet të ishte e shëndetshme, si pjesë me rëndësi kritike për një demokraci të gjallë. Por zonja VanHorn sqaroi se ambasada nuk angazhohet me persona të përcaktuar për korrupsion madhor, duke nënkuptuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, ndonëse pa e përmendur me emër.

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor” – deklaroi e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn

Postime të lidhura