zoom

Aktualitet

“SHBA-BE kanë sjellë informacion për Metën, vjeshtë e nxehtë” – Çfarë po paralajmëron Vangjeli?

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kthyer përgjigje për institucionet shqiptare, pas letërporosive të dërguara nga SPAK, duke kërkuar informacion për aferën CEZ-DIA.

Në studion e “Top Story”, Vangjeli shtoi se autoritetet shqiptare po presin përgjigje edhe nga një shtet tjetër, ndërsa paralajmëroi se zhvillimet gjatë vjeshtës do të jenë të shumta dhe nuk do të ketë qetësi.

“Ka ardhur një përgjigje nga SHBA, ka ardhur një përgjigje nga një vend i BE dhe pritet edhe një letërporosi nga një vend që nuk është më anëtar i BE. Nuk dihet kur vjen letërporosia. E vetmja gjë që do iu them është se vjeshta e këtij viti do jetë më e nxehtë se vera”, u shpreh Vangjeli ndër të tjera.