zoom

Politikë

SHBA “bashkon” politikën – Deputetë të PS dhe PD së bashku në Uashington

Në Tiranë ka sherre e debate, por në Ushaington deputetët e PS dhe PD duken të bashkuar.

Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko, Blerina Gjylameti dhe Ervin Bushati u bënë bashkë në një takim me të dërguarin e SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Fotoja nga takimi u shpërnda nga ambasada amerikane, e cila shkruan se palët po punojnë për çështje të rëndësishme për popullin shqiptar.

“Kënaqësi të shohësh përfaqësues të zgjedhur shqiptarë në Uashington së bashku për të punuar për çështje të rëndësishme për popullin e Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin e fortë me Shqipërinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Populli shqiptar meriton një demokraci të fortë, të shëndetshme, ku të gjithë aktorët politikë punojnë së bashku për të mirën e përbashkët të vendit”, u shpreh ambasada amerikane në “Twitter”.