zoom

Stil

Shakira “bën për spital” të dashurën e re të Pique/ 23-vjeçarja përfundon në urgjencë

E dashura e re e Gerard Pique, Clara Chia Marti është dërguar me urgjencë në spital në Barcelonë pas një sulmi të rëndë ankthi.

Lajmin e ka bërë të ditur “El Periodico”, e cila ka zbuluar se 23-vjeçarja nuk mundi ta përballojë më presionin e shtypit dhe fansave në rrjetet sociale, edhe sidomos pas sulmit që po i bën hapur ish-partnerja e Pique Shakira me këngën e re.

Vetëm pak ditë më parë Clara Chia dhe futbollisti spanjoll zyrtarizuan lidhjen e tyre me një foto së bashku në rrjetet sociale.

“E ndalojnë në rrugë, i këndojnë këngën, të gjithë e njohin dhe pasi është një vajzë mjaft e turpshme”, theksoi një javë më parë gazetarja Lorena Vazquez, nga “Mamarazzis”.

Kur Clara Chía takoi Gerard Piqué në nëntor 2021, ajo nuk e imagjinonte se emri i saj do të ishte në të gjitha kopertinat dhe aq shumë minuta televizive do t’i kushtoheshin asaj në Spanjë dhe Amerikën Latine.