Aplikacion
Njoftimi i policisë:
Efektivët e komisariatit Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve celulare, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Seria A”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i E. H., 34 vjeç, dhe A. K., 61 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. C., 44 vjeç, dhe V. D., 22 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Po në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. D., 34 vjeç, pronari i lokalit, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dyshuarit ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal në Laknas, që shtetasi L. D., e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e këtyre lotarive.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.