zoom

Bota

Sergio Mattarella: Vaksinimi është një detyrë morale dhe qytetare

Presidenti italian Sergio Mattarella ka përsëritur thirrjen e tij për t’u vaksinuar kundër Covid , si e vetmja zgjidhje për të mposhtur pandeminë.

Vaksinimi është mjeti që komuniteti shkencor na e dorëzoi shpejt për të mposhtur virusin dhe po na lejon të kapërcejmë pasojat jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike dhe sociale”.

Ai dënoi edhe protestat kundër pasaportës shëndëtësore ku ai theksoi faktin se liria e individit nuk mund të përdoret për t’iu shmangur vaksinës.

Kërcënimet e dhunës dhe vetë dhuna duhet të sanksionohen me ashpërsinë e duhur për të mbrojtur ata që kanë adoptuar sjellje të përgjegjshme“.

Teksa ndodhej në Universitetin e Pavias ai deklaroi se përveç atyre që nuk mund ta bëjnë vaksinën për arsye shëndetësore, për të tjerët nuk ka justifikim.

Kreu i shtetit italian vuri në dukje edhe rimëkëmbjen e ekonomisë italiane, kjo falë menxhimit që i është bërë pandemisë.