Aplikacion
Gjuriç ka thënë se Serbia mbetet e të njëjtit qëndrim, se “Kosova asnjëherë nuk mund të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, por as edhe shtet sovran”, raportoi “Klan Kosova”.
“Për Serbinë, Kosova nuk është dhe as nuk do të jetë anëtare e OKB-së, as shtet i huaj sovran”, ka theksuar shefi i diplomacisë serbe, edhe në një televizion serb.
Ai madje ka përmendur edhe deklaratat presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku ka thënë publikisht se anëtarësimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm për Serbinë. /ZOOM.AL/