Aplikacion
“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putin. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një nder shumë të madh.”
Sipas tij, të vetmit njerëz që mund ta bëjnë këtë janë populli rus.
“Sigurisht është e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u bërë. Nëse nuk doni të jetoni në errësirë për pjesën e mbetur të jetës suaj, të jeni të izoluar nga pjesa tjetër e botës, duhet të veproni tani”.
Graham shërbeu për më shumë se tre dekada si avokat në Forcat Ajrore të SHBA-së. Ai cilësohet një person me ndikim i Partisë Republikane për çështjet ushtarake dhe të politikës së jashtme./Zoom.al