Aplikacion
Gjate përgjigjeve të pyetjeve të avokateve të të akuzuarve, Dumani ka debatuar ashpër dhe me ish-shokët e tij Gent Sharra dhe Asllan Plaku të cilët i ka implikuar ne ngjarje kriminale.
Vrasësi me pagese Nuredin Dumani ka pretenduar se i kanë çuar fjalë njerëz në burg që të ndërronte dëshminë per Gent Sharrën dhe Suel Çelen, kundrejt qindra mijëra eurove.
Por kjo gjë ka irrituar si Asllan Plakun dhe Gentian Sharrën.
Ne seance ky i fundit i tha Dumanit: Ky është një qenie e shpifur sajon gjera, përmend dhe emra, jo Emiliano Shullazi e ku di unë qe s’kanë lidhje me këtë çështje
Ndërkohë Asllan Plaku deklaroi në seance se ka qene Nuredin Dumani ai qe i ka vene gjobe Gent Sharres 200 mije euro dhe Suel Çeles 500 mije euro per te ndryshuar dëshminë.
“Kamioni i mbushur me dosje”/ Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë reagon pas akuzave se po zhduken prova