Aplikacion
Shumë shpejt do të ketë zhvillime surprizuese për këtë dosje, tha Dumani në një takim informal që pati këtë të enjte me gazetarët.
“Dimë kur dhe ku ka dalë nga Shqipëria, çfarë dokumenti ka paraqitur dhe arsye. Së shpejti do të kemi zhvillime surprizuese. Gjknuri është verifikuar në kuadër të hetimeve për Ahmetajn, kjo nuk do të thotë se ka hetim për secilin që del në atë procedim penal”.
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit.
Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe më vonë avokati i tij mbrojtës zbuloi se ai po qëndronte tek vajza në Angli.