Aplikacion
Teksa Anxhela u pyet se kush janë njerëzit që ajo ka larg në këtë moment të jetës: “Për momentin jam afër me të gjithë”, iu përgjigj Anxhela dhe menjëherë pas kësaj, pati edhe një përgjigje konkrete për pyetjen e radhës: “Edhe me të dashurin e zemrës?” “Po….”, tha ajo, duke konfirmuar në këtë mënyrë kështu lidhjen e dashurisë.
Këngëtarja u shpreh se në disa raste është detyruar të gënjejë kur është e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë: “Kam shumë vite që jam në një lidhje…”, tha ajo.
Anxhela zbuloi se partneri i saj nuk është pjesë e shoëbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh.
Peristeri së fundmi ka promovuar edhe albumin e saj të ri të titulluar “N’Tiranë”./L.K