zoom

Aktualitet

Së bashku me të birin tentuan të vrisnin nipin e Kastriot Reçit, e shkuara e viktimës në Rrëshen

Martin Bardhi, 62-vjeçari i cili u ekzekutua paraditen e sotme (26 shtator) në qendër të Rreshenit, kishe dalë nga burgu pak kohë më parë.

Ai u arrestua në mars të këtij viti pasi së bashku me djalin e tij tentuan të vrasin nipin e Kastriot Reçit, pronarit të televizionit lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Konflikti mes dy të rinjve nisi pas një parakalimi me makinë në rrugën kryesore të qytetit.

Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëritjetrin në mes të qytetit.

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi.

Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMW, por mjeti i blinduar e shpëtoi të riun Saimir  Reçi pa marrë lëndime.