Aplikacion
Secilit Kroniken e tij me sytë e një opozitari atipik!
Ogi është menduar gjatë. Ajo ka arritur në perfundimin që serioziteti është miku më i mirë i njeriut. Shakaja nuk dihet ku të nxjerr, më mirë nuk duhet bërë. Fol veç kur lipset dhe po munde mos fol fare.
Ulsia ngjan gjithmonë me dikë që ka ngrënë gjelle të ndënjura, dhe buzeqesh vetem pasi i ka kaluar sakelldia. Të dukurit si i vuajtur i ka dalë per mbroth.Krenaria në politikë është varr i hapur. Ai e do jeten, nuk do të “vdesë” i ri. Niko Nikoqiri pas vajtjes në Spak nuk fle mirë, naten laget, djerset bien si shi, flet në gjumë, “jo joo mos u afroni, do hidhem…”! Te vetet që ja dinë huqin per ta qetesuar hedhin mbi dysheme disa monedha metalike vringellima e të cilave i qeteson xhanë dh0e pastaj fle si sheleg në oret e mbetura. Tezja kjo oshënare e virtytit ndien pezmin e kohes që iken me galop dhe një murretim i pergjithshem i pershkon krejt kurmin.
Here pas here bën perpjekje të ethshme që t’i deshmojë vetes dhe të tjerve që ajo (koha) ndalet. Anila e gjora ka harruar kush është e pse është! Edhe ne pyesim herë pas here ku e kemi parë atë? Pas premtimit per 6 milionë lopë do bënte mirë të ruante nja 6-7 syresh. Flokezet e Debores nuk shkrihen kurrë por ajo na shkrin here pas here me qashtersinë e saj si ministrja më e pademshme.
Një ditë erdhi Ciu dhe një thes me fjalë leshoi mbi ne si kokerra breshri, minutat iknin, po llafet nuk i mbaronin per Shqiperinë pas Europe.
Bela gjithnjë e më teper beson që ta kenë frikë shijon ku e ku më shumë se ta duan. Thonë që ka llafin topuz e doren varrè qerratesha ndaj i ben terbiet. Tao ka kuptuar që misteri ka më rendesi se e verteta. Të dukurit me shumë se thelbi. Brenga nuk duhet të dominojë buzeqeshjen. Beles i tregon qyfyre dhe të dy qeshin si çamarrokë të dlirë e “naivë”.
Gonxhe nuk po çel në asgjë! Ai nuk është aty per të menduar, pare e degjuar apo folur. I mjafton vetem dora. Me të firmos herë pas here. Delina ka fituar status të ri. Askush nuk guxon më ta trazojë nga frika mos ha ndonjë gozhde në vënd të keq. Ajo nuk flet e ne nuk flasim më. Salianji që ka frike me çfarë mund ti ndodhë nga pas ve gjithmne një çante kur del. Mazniku e zë lepurin me qerre dhe duket se e ka ngarkuar mirë. Vjen një herë në gjashtë muaj si të gjithë ata që merret me punë të medha e jo me dëngla. Perpiqet të mos e jap veten që ka merzitira.
Klotilda po promovon veten duke levduar të tjeret. Një ditë tha që fjalimet e Klosit duhen mbledhur, ruajtur e botuar si modele të larta të retorikes politike me të cilet do edukohen kalamaqerit neser. Majko një ditë u bë melankolik, një rrudhë e sapo dalë në ballin e Etildes e shnderroi në ziliqar për Tonin i cili nuk ka të tilla as në fytyrë as në kokë brenda paçka se perpiqet me këmbe e duar të marrë rrol udheheqes i bekuari.
Ah po Mamica si një poezi e pambyllur vertitet lart e poshte gjithmonë në dileme në mos duhet të flasin dhe të tjerë apo vetem ajo ka mbetur kur shoket futen nen tavoline. Vetem Ed Paloka nuk ja merr zët i dergon shiharete nga poshte!
Mimi di Puccini na kujton të gjithve që ka parë e degjuar shumë në jete dhe se një ditë e pertejma vjen. Ajo flet me Zotin here pas here. Ai asaj ja beson sekretet qe ajo qeras kedo duke i thene hape gojen dhe fap i fut një llokum.
Çuçi ka një refren gjithmonë, bereqavers, bereqavers qar, qar. Shalsi është shumë i gezuar per moshen që ka. Ai mund të qajë per gjera gazmore dhe te qeshë per hatara po ti lipset. Fresku ja mban temperaturen te ulet.
Damua e di nga Bibla e cila thotë duaje armikun si veten. Nuk di kë të zgjedhe me pare Taon apo Klosin. I ka thënë Kryezevendes Lideri ynë Muli, mos humb kurre besimin ai të mban dhe jep forcë. Po Damua do vezen sot e jo pulen mot.
Olta e sheh boten nga poshtë tashmë si perseritje e historisë dhe njerzit të anes së saj i duken edhe me poshte. Enderron perhumbazi herë pas here ti shkulë mjekrren Gaz Bardhit i cili i ka hejbet plot me harxhe.
Braçe i vogelith ka nevojë të bjerë në sy , shpesh flet e kelthet, pa e kuptuar nevojen që Babo ka per grupe armiqesore. Nuk është çudi që kushtet ti permbushë në fund Xhafa, Braçe dhe patrioti Majko dhe ca të tjere. Xhemali dhe Nasipi e kanë kuptuar këtë dhe thonë në ardhtë e mira hapi deren në ardhte e keqja hapja s’ke ç’ben.
Ben Pllumi maskohet me mjekrren e re. Laerti perkedhel lotet e vjeter. Ermua kunder syrit të keq vesh kohet e fundit pantallonat me shirita si somelie si sakrice per partinë.
Kostaqi i Gramozit dhe Lindites pritet të shpallet estet- bash jo dollibash nga vete ai. Jorushi prej kohesh duket si nje kujtim permallues. Njeri para Kuvendit insistonte dua te takoj Igli Taren, po ç’pune ka ai i uruari ketu pyetem?! Po ja ështe minister i jashtem dhe duhet ti percjell ca vizione!