Aplikacion
“Ti vazhdon të kesh një varëse në qafë”, iu drejtuar opinionisti, nisur nga fakti që Sara Gjordeni i kërkoi llogari të dashurit të saj, Bardhit se pse nuk i fundit nuk i kishte treguar që po ashtu kishte një lidhje pezull jashtë BBV.
Banorja iu drejtua ashpër Arbër Hajdarit duke u shprehur se ajo kishte folur me këngëtarin për marrëdhënien me Jurgen Uldedaj, ndërsa ndërhyri edhe Bardhi i cili u shpreh se nuk i intereson e kaluara e Sarës, madje i kishte kërkuar asaj që “mos ma trego as emrin”.
Sa i përket varëses, modelja iu drejtua “Çfarë lidhje ka? Ku e di ti kush ma ka dhënë varësen”, teksa theksoi se fjalët e Arbër Hajdrit ishin pa vend.
Pjesë nga debati:
Arbri: Pse nuk ishte Bardhi që ti tregoje për boksierin? Por ishte Erjola.
Sara: Kjo pyetje është pa vend, nuk e prisja nga ti Arbër. Marrëdhënien që unë kam lënë jashtë ia kam thënë më përpara këtij. Erjola e ka njohur nga jashtë personalisht. Pyetja jote ishte pa vend, e kam thënë në dhomë të rrëfimit.
Arbri: Ti vazhdon të kesh një varëse në qafë.
Sara: Çfarë lidhje ka? Ku e di ti kush ma ka dhënë varësen.
Arbri: Ti e ke thënë.
Sara: Fjalia jote është pa vend, unë e kam thënë vetë atë gjë dhe po përfshin dikë tjetër që nuk është këtu. E kam thënë para teje.
Bardhi: Ato detaje nuk ia kam pyetur kurrë sepse jam tip që nuk dua të di për të kaluarën, çfarë ka pasur. Më ka treguar, por nuk e kam pyetur as se çfarë punon dhe kush është. Madje i kam thënë mos ma trego as emrin.
Sara: Duhet t’ia kisha specifikuar profesionin? Sepse unë jam kam treguar historinë që kam lënë jashtë.
Arbri: Për herë të parë ta kam dëgjuar me Erjolën.
Sara: Ajo e njeh nga jashtë, personalisht.
Arbri: në fjalinë tënde thuhet se lidhja nuk është ndarje definitive.
Sara: Jam shumë e ndarë dhe jam në një lidhje. Nuk është e paqartë. Në dhomën e rrëfimit kam thënë, kam lënë jashtë një lidhje të paqartë, por në momentin që unë njohur Bardhin e di që kjo lidhje ka përfunduar. E kam bërë edhe me gjestikualicion, se kuptoj çfarë po më kërkon. /ZOOM.AL/