Aplikacion
Vetë ish-banorja e Big Brother VIP Albania, bëri një njoftim të rëndësishëm për një llogari në emër të saj në TikTok. Ajo lajmëroi për ndjekësit në Instagram, se nuk qëndronte prapa asaj llogarie, ndonëse ishte në emër të saj.
“Ky ‘account’ nuk është i imi edhe pse i shikohen videot nga 1 e ca milion shikime”, bëri të ditur ish-missi përmes një postimi në ‘InstaStory’. Sara Gjordeni gjithashtu njoftoi për llogarinë e saj të vërtetë të cilën e menaxhon në TikTok, ku ka mbi 25 mijë ndjekës.
Ndryshe, Sara ka qenë një personazh tejet i pikasur në BBVA-s, ku nisi edhe një romancë me artistin e njohur, Bardhin. /ZOOM.AL/