Aplikacion
Tema të samitit ndër të tjera do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën europiane të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Parimisht BE do t’i afrojë më shumë të gjashtë vendet e këtij rajoni dhe t’i inkurarojë ata të shtojnë përpjekjet për reformat, të cilat kurorëzohen dikur me anëtarësimin në BE.
Intensifikim i dinamikës së partneritetit strategjik
Takimi do të krijojë mundësinë për të intensifikuar dinamikën e partneritetit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, thuhet nga BE në prag të samitit.
Në këtë samit do të jetë temë edhe bashkëpunimi lidhur me menaxhimin e migracionit si dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.
Ndërkohë në Bruksel si më i përparuar në procesin e antarësimit konsiderohet Mali i Zi. Megjithatë vetëm pas disa vitesh mund të mendohet arritja e zgjerimit të BE-së.
Me Malin e Zi dhe Serbinë BE-ja negocion që nga viti 2012 përkatësisht 2014. Procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur në vitin 2022. Bosnje-Hercegovina ka statusin e vendit kandidat, por deri tani nuk ka nisur negociatat. Kosova është një vend potencial për të qenë kandidat për antarësim.
I ftuar edhe presidenti ukrainas
Në mbyllje të takimit me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) kancelari Olaf Scholz dhe disa kryetarët të tjerë shtetesh e qeverisë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duan të bisedojnë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Të enjten (19.12.2024) do të zhvillohet edhe samiti i rregullt i fundivitit i vendeve të BE-së./DW
Goditet grupi kriminal, pastronte paratë përmes kriptovalutave! Roli i anëtarit të “Çopjave”