zoom

Lajme

Salianji në burg/ Berisha: Po i shpallin luftë Partisë Demokratike

Lideri demokrat Sali berisha iu drejtua kryesisë me një fjalim online ku e quajti dënimin ndaj Ervin Salianjit, luftë ndaj të gjithë Partisë Demokratike.

Ai e quajti gjithashtu dënimin një nga ngjarjet më të pazakonta që prej rënies së diktaturës në Shqipëri.

“Sot deputeti Ervin Salianji me padinë e narko tarfikantit ndërkombëtar Geron Xhafa, u dënua me 1 vit burg për guximin që ai tregoi, për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, qytetarëve, zgjedhësve. Me këtë akt, Rama shpalli luftë të hapur Partisë Demokratike, i shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e Salianjit veçse një ndëshkim, hakmarrje primitive, e verbër e klaneve më të egra mafioze të cilat mes një prite diku në errësirë zgjodhën narko shtetin për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendonin.”- u shpreh Berisha nga banesa e tij ku ndodhet në arrest shtëpie, nën akuzën për korrupsion pasiv.

Sipas Berishës, Rama kërkon të fitojë zgjedhjet e përgjitshme të 2025, duke burgosur eksponentë të opozitës.

Më herët, Salianji u shpreh se ai do ta vazhdojë betejën e tij edhe nga qelia e burgut.