zoom

Politikë

Sali Berisha paralajmëron: Përse po armatoset Serbia?! Gati për gjenocide të reja

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka thënë se Serbia po armatoset duke paralajmëruar gjenocide të reja në vendet e Ballkanit.

Pyetje: Përse risollët në vëmendje këtë rezolutë pas kaq shumë kohësh, mos ndoshta po nxit konflikt mes vendeve të Ballkanit? Marr shkas nga shumë reagime që kanë ndodhur ditën e djeshme pas refuzimit të rezolutës në Kosovë…

“Nuk ka pasur reagime vetëm nga Kosova, por ka pasur reagime nga e gjithë bota të cilat kanë qenë tronditëse. Ndihem thellësisht i lënduar para mijëra nënave motrave boshnjake që ka nga ato që nuk kanë gjetur heshtrat. Shqiptarët kanë bërë një luftë të pabesueshme në Bosnje. Por sot ka një regjim kriminel pa ndërgjegje. Askush nuk e kërcënon sot Serbinë, por mund të ma thoni ju përse po armatoset Serbia? Po përgatitet për gjenocide të reja, cfarë do t’i ulim kokën Serbisë ne?! Në asnjë mënyrë, nëse ai do ta bëjë këtë aventurë, do të marrë përgjigjen që meriton”, tha Berisha.

Postime të lidhura