zoom

Politikë

Berisha kërkesë BE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të hapë negociatat me Shqipërinë. Berisha më tej ka shtuar se kryeministri Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht për 9 vite qeverisje.

Ai u shpreh se Ramës i leverdis që Shqipërisë të mos i hapen negociatat, pasi kjo do të thoshte më shumë demokraci për vendin.

Qëllimi më kryesor i kësaj bisede ishte parashikuar deklarata e djeshme e Ramës kërcënimi publik që ai i bëri BE se në rast se nuk merret vendimi për hapjen e negociatave ne do rishikojmë drejtimin e qëndrimit tonë. I bëj thirrje komitetit ndërkombëtar që Shqipërisë t’i hapë negociatat edhe pse Rama s’ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Të dalë një shqiptar të thotë çfarë ka bërë ai këto 9 vite për tu afruar me BE, në të kundërt i ka shkelmuar. Negociatat duhet të hapen. për Edi Ramën sa më gjatë të shkojë procesi aq më poshtë do shkojnë standardet demokratike të vendit. 9 vite kontributi i vetëm është largimi nga procesi i hapjes së negociatave.

Ju rikujtoj se ky zotëri në një prej udhëtime më të turpshme të jetës së tij politike, iku në Angli dhe i kërkoi takim ministri të jashtëm jo, kryeministri jo, i kërkoi takim drejtorit.

Ai iu përgjigj se “nuk ka lejon protokolli”, “Jo takimin e kam vetëm me ju”. Atëherë i tha: Takimin mund at bëjmë në hotel. ka dëshmitarë,

Na shtyni që të mos merret për shkak të ish-qeverisë së mëparshme (qeverisë Berisha), ai u skandalizua. Pas takimit diplomati i njohur britanik i tregon ambasadës sonë gjithë bisedën. 9 vite vetëm ka shkatërruar të gjitha standardet,” ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha.