zoom

Politikë

Sali Berisha: Ambasadorja Yuri Kim foli si raciste dhe albanofobe

Ditën e sotme, në një komunikatë për shtyp, Ambasadorja Yuri Kim i kërkoi Lulzim Bashës të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, çka solli reagimin e këtij të fundit.

Sipas Berishës, Kim foli si raciste dhe albanofobe.

Postimi i plotë:

Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.

Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjithçka publike.

Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.

Une dua t’i rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.

Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instutut East West qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.

Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb