Mohamed Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpool nga Paris Saint-Germain në fazën e 1/8-ve të Champions League.
Liverpool u mund me penallti 4-1, pasi loja e rregullt dhe shtesat përfunduan 0-1, me të njëjtin rezultat sa ndeshja e parë e luajtur në Francë.
Donnarumma priti dy penallti të Darwin Nunez dhe Curtis Jones, duke i siguruar PSG-së çerekfinalen, ku do të ndeshë fituesin e përballjes Aston Villa-Club Brugge.

Salah, edhe pse lojtari më i Liverpool edhe në këtë ndeshje, nuk mundi t’i japë fitore skuadrës së tij, e cila ishte favoritja kryesore për të fituar Champions League këtë sezon.
Sulmuesi egjiptian e ndjeu peshën e përgjegjësisë aq sa shpërtheu në lot pas eliminimit.

Salah kka shërnuar 32 gola dhe ka dhënë 22 asist në 42 ndeshje të luajtura me Liverpool këtë sezon dhe nuk e ka rinovuar kontratën. /Zoom.al
