zoom

Politikë

Sa i vërtetë është debati Basha- Berisha? Përgjigjen e jep…… Fevziu!

Kryefjala aktuale e politikës shqiptare është një dhe e vetme: ajo e prishjes së marrëdhënies Basha-Berisha. Kaq e pamundur duket të jetë e gjitha kjo sa opinioni publik është i gatshëm të besojë më lehtë mundësinë që e gjitha të jetë veçse një skenar politik, sesa vërtet mes tyre “të ketë marrë fund”.

Por Blendi Fevziu mendon ndryshe. Sipas tij debati është i vërtetë. Arsyeja që e mbështet me siguri këtë mendim? Thotë se ndodhet në brendësi të çështjes.

Në një takim me studentët e UET-së, Fevziu u pyet:

Si i lexoni zhvillimet e fundit politike në vend dhe sa i vërtetë është debati Basha- Berisha?

“Është shumë i vërtetë, madje është konflikt. Nuk ka nevojë t’i them detajet, por sesi do të mbyllet nuk di ta them. Kam takuar të dyja palët, edhe ambasadoren amerikane. Jam në brendësi të të gjithë procesit”, deklaroi ai.

 

Postime të lidhura